Drejtues e policisë së qarkut Vlorë do të ketë një drejtues të ri.

Bëhet e ditur se është larguar nga detyra drejtori i drejtorisë së policisë Gentjan Shehaj i cili me gjasë do të marrfë një detyrfe të re në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohe në vend të Gentjan Shehaj, drejtori më i lartë i policisë së Vlorës pritet të emerohet Artion Duka.

Ky i fundit deri më tani ka qënë titullari më i lartë i policisë së qarkut Berat.

Artion Duka qe akuzuarf nga PD si i përfshirë në cështjen “IMSI CATCHER”.

Rrokada në krye të policisë së Vlorës vjen në një kohë që gjatë muajve të fundit, qyteti bregdetar është përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda, pjesa më e madhe e të cilave nuk është zbardhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *