Presidenti francez Emmanuel Macron bëri të qartë synimin e tij për të njohur një shtet palestinez, megjithatë, ai nxitoi të theksojë se kjo lëvizje duhet të bëhet në kohën e duhur dhe jo spontanisht.

“Nuk ka asnjë tabu për Francën dhe unë jam absolutisht i gatshëm të njoh një shtet palestinez, por besoj se kjo njohje duhet të bëhet në një moment të dobishëm”, tha ai në një konferencë shtypi në Gjermani, siç raporton gazeta franceze Le Figaro.

Përpara se të largohej nga Gjermania, si pjesë e vizitës së tij tre-ditore, lideri i Republikës së Pestë Franceze argumentoi se njohja e një shteti palestinez duhet të vijë në një moment të dobishëm dhe jo si përgjigje ndaj emocioneve.

Deklaratat e Macron bëhen në kohën kur në vendin e tij, deputeti i partisë “Franca e pabindur” (La France insoumise – LFI – e majta radikale), Sebastien Deloghi, dje në Asamblenë Kombëtare të Francës, ngriti një flamur palestinez. Për veprimin e tij, deputeti i opozitës është pezulluar për 15 ditë nga puna e Asamblesë Kombëtare, shkruan botimi francez. Vihet re se rregullorja e Parlamentit të Francës parashikon sanksione ndaj çdo deputeti që kryen veprime që prishin rendin ose shkaktojnë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *