E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Policia e Tiranës do të pajiset me kamera trupi”, Demo ngre alarmin për të miturit në protesta:  U përdorën në vijën e parë! 269 të shoqëruar nën 18 vjeç

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka shprehur shqetësim për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme të javëve të fundit. Sipas tij, deri më tani janë shoqëruar 269 persona nën moshën 18 vjeç. Demo theksoi se përfshirja e të miturve në akte dhune përbën një fenomen shqetësues, që kërkon bashkëpunim mes institucioneve për të gjetur mënyrat e duhura të parandalimit dhe adresimit të tij.

“Shqetësuese përfshirja e të miturve në akte dhune, në vijën e parë. 269 të shoqëruar nën moshën 18 vjeç. Kjo tregon më së miri sfidën ndërinstitucionale për të adresuar këtë fenomen shqetësues për të adresuar një plagë. Për të miturit duhet të gjejmë rrugën, mbështetjen e duhur që ky fenomen të jetë një kujtim i hidhur i këtyre javëe të fundit”, tha Demo.

Reklamë

Gjatë deklaratës, ministri bëri të ditur se në një kohë të afërt Policia e Tiranës do të pajiset me kamera trupi, të cilat do të shërbejnë për monitorimin e ndërhyrjeve të efektivëve dhe dokumentimin e rasteve të dhunës gjatë protestave. Gjithashtu, po shqyrtohet mundësia e përmirësimit të komunikimit mes strukturave policore përmes pajisjes me radio të reja.

“Nga këto protesta kemi konstatuar nevojën e zhvillimit teknologjik. Do të punojmë për të ecur me hapa të shpejtë drejt përdorimit të teknologjisë. Një element i rëndësishëm për transparencë do të jetë kamera e trupit, të cilën shumë shpejt do t’ua vendosim punonjësve të Policisë në Bashkinë e Tiranës. Do të kemi përdorimin e këtyre imazheve për të garantuar që veprimet e policisë do të jenë brenda kornizave. Me radiot e reja do të forcojmë komunikimin.”

Reklamë

Ministri theksoi se Policia e Shtetit nuk ndodhet në protesta për t’u përballur me qytetarët, por për të garantuar sigurinë e tyre. Ai denoncoi gjithashtu kërcënimet ndaj drejtuesve dhe efektivëve të policisë, si dhe sulmet në media dhe rrjetet sociale, duke paralajmëruar se këto akte nuk do të tolerohen. Në përfundim, Demo nënvizoi se qeveria mbetet e hapur për dialog.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.