Arrestimi i të rinjve nga policia gjatë protestës ka shkaktuar reagimin e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se policët që ngritën dorë ndaj të rinjve do të ndëshkohen bashkë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti gomar.

 

“Gomari armiku me i madh dhe i vetëm i të rinjve të Shqipërisë! Po pse ky idiot mendon se do arrestojë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë. Gomari nuk ja doli t’i largonte të gjithë të rinjtë nga Shqipëria, ndërsa tani kërkon t’i dhunojë me polici. Gomari ja doli ta bëjë rreckë dhe ta poshtërojë policinë duke e urdhëruar të dhunojë te rinjtë. Policët që kanë fëmijë, vëllezër dhe motra dhe ngrenë dorën mbi të rinjtë ju thaftë dora, por shyqyr janë te njohur dhe do ta marrin ndëshkimin patjetër. Gomar je tashme armik i të gjithë të rinjve të Shqipërisë”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *