E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po të dëgjoj”, Lulzim Basha pyetje provokuese në instagram  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur të përdorë forma të ndryshme komunikimi me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale.

Fushata online e publikuar në facebook nëpërmjet slloganit “Po të dëgjoj”, tashmë është shtrirë edhe në rrjetin social instagram.

Reklamë

Fokusi i liderit të opozitës ishte diskutimi me të rinjte në lidhje me atë që ky target grup dëshiron nga qeverisja e ardhshme e PD.

Madje Basha ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë për të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë.

Reklamë

 

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?’– pyet Basha.

 

Lulzim Basha e konsideron rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet kyç të planit të tij për të qeverisur vendin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë