Policia e qarkut Berat ka ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, për të parë nëse kanë zbatuar apo jo masën e vetëkarantinimit.
Objekt i kontrolleve kanë qënë edhe lokalet për protokollin e sigurisë.
Kontrollet janë bërë në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, në banesa.
Gjithashtu kontrollet kanë vijuar dhe në biznese e lokale të qarkut të Beratit dhe si rezultat u konstatua se në një lokal, në mbrëmje, ishte organizuar një festë mature, duke shkelur protokollet e sigurisë dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon zhvillimin e mbrëmjeve të maturës.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie.
Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.