Në nisje të seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përplasur me deputetin socialist, Eduard Shalsi.

Me tone të ashpra, kryedemokrati shpërtheu ndaj Shalsit, duke e quajtur “maskara e hajdut”.

Në atë moment, ndërhyn kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vëmendjen Bashës për gjuhën e përdorur.

Pjesë nga debati:

Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm! E bëni kudo, ky padurimi për të reaguar kur tjetri flet. Është çështje edukatë. Po nuk duruat, nuk do të dëgjoni dhe nuk do të mësoni kurrë.

Basha: Pusho mor ti! Injorat! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Je haleja e Sudeve. Ta përplas kokën! Maskara.

Shalsi: Keni gjithë keqardhjen time…

Basha: Pusho more…! Mos mu drejto ashtu ti…Ju jeni një tufë horrash dhe banditësh.

Shalsi: S’e ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të bërit të të fortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *