Ju bëni rezervime në restorante, sigurisht. Por, si të rezervoni paraprakisht vetëm për të marrë një vend në rërë në plazh?

Kjo është pikërisht ajo që disa plazhe duan të bëjnë në Spanjë këtë verë, për shkak të krizës së koronavirusit.

Canet d’en Berenguer, një qytet mesdhetar që ndodhet në veri të Valencias, do të lejojë vetëm 5,000 qytetarë në plazh, rreth gjysmën e numrit të zakonshëm, në mënyrë që të mbajë distancën sociale.

Këto hapësira do të duhet të rezervohen paraprakisht përmes një aplikacioni në telefon.

“Kjo verë do të jetë shumë e ndryshme. Do të ketë më shumë hapësira mes jush dhe fqinjit tuaj”, tha Pere Joan Antoni Chorda, kryetari i bashkisë së qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *