Subscribe

Policia është zhvendosur në Shkodëe e Lezhë në kuadër te operacionit për lirimin e plazheve publike, 4500 m2 iu është rikthyer pushuesve në Velipojë e Shëngjin, siperfaqe e cila ishte zaptuar  nga 6 subjekteve.

 

Ndërsa janë sekuestruar edhe 450 shezlongë dhe 250 çadra. Procedimi ka nisur edhe për drejtorin e taksave dhe tarifave ne Shengjin për shpërdorim detyre.

 

Po në Shengjin specialistët e hetimit të krimit ekonomik proceduan penalisht edhe 4 pronare subjektesh për  veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe  mospagimit të taksave dhe tatimeve.  Këta persona kishin zënë hapësirën publike në Shëngjin duke  vendosur rreth 350 shezlongë dhe 150 çadra pa kontratë me Bashkinën e Lezhës.

 

Ndërsa në Velipojë, Policia e Shkodrës dhe FNSH, ka liruar një hapësirë publike rreth 1000 m2 të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga dy pronarë të subjekteve aty prane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *