Policia ka arrestuar autorin e dytë të ngjarjes në Peqin, ku u plagos nga një plum qorr punonjësi i burgut të Peqinit.

Në pranga këtë të enjte përfundoi 34-vjeçari me iniciale I. S., ndërsa është shpallur në kërkim autori I tretë, E. K., 34 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën efektin e alkoolit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, në drejtime të ndryshme. Si pasojë e të shtënave, dyshohet se njëra prej predhave ka renë në gjendje të lirë, duke lënduar lehtë punonjësin e Policisë së Burgut Peqin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 35 vjeç, banues në Peqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *