Subscribe

Procesi i identifikimit të popullsisë dhe vendosja e adresave përfundimtare ka shkaktuar konfuzion tek njerëzit duke ngritur shumë pikëpyetje. Formulari i mbërritur tashmë në çdo derë, jo vetëm ka ndryshuar adresat, por këkron edhe të dhëna që nuk i përmban ligji.

 

Ministria Brendshme në bashkëpunim me OSHEE krahas të dhënave personale,  numrin e identifikimit të kartës së identitetit dhe kontrates së energjise elektrike, kërkon të specifikohet lloji i pronës nëse është biznes apo banesë, metrat katrorë dhe nëse është me qera, ka hipotekë apo është në proces legalizimi. Njerëzit kanë reaguar në forma të ndryshme, disa prej të cilëve madje kanë refuzuar ta plotësojnë atë.

 

Referuar ligjit për sistemin e adresave por dhe kontratës së nënshkruar  mes OSHE-së dhe kompanisë pirvate që ka fituar tenderin për këtë projekt,  thuhet qartë së  ky porces shërben për  “Identifikimin dhe popullimin e adresës për çdo shtetas, përfshirë dhe përditësimin e të dhënave për konsumatorët e energjisë. Kjo do të thotë se çdo e dhënë tjetër nuk është detyrueshme për tu plotësuar në formular. Këtë fakt e konfirmojnë edhe specialitë pranë drjetorisë së përgjithshme të gjendjes civile.

 

Sa i përket të dhënave personale që merren nga çdo familje ato kalohen në kohë reale nga terrni në serverin e Ministrisë së Brendshme. Punonjësit e terrenit nuk kanë akses në të dhënat e marra dhe as mundësi për ti përdorur. Ndëkrohë Drejtoria e Gjendjes Civile deklaron se ky proces do të shoqërohet me gjobë për ata individë që nuk japin të dhënat siç i kërkon ligji dhe nëse brenda 28 korrikut nuk regjistrohen ne gjënjen civile ku banojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *