Pas një sulmi në Portin e Tripolit, qeveria e Libisë e njohur nga Organizata e kombeve te bashkuara u terhoq nga bisedimet e komitetit ushtarak te mbajtur ne Gjenevë, me nje afat te pacaktuar, derisa të kete një qëndrim te vendosur kundër shkeljeve nga forcat e Haftar.

Këshilli i Qeverisë së Paktit Kombëtar njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes në bisedimet për armëpushimin për shkak të sulmit në kryeqytet.

Me heret nje komision i përbashkët ushtarak që përfaqëson qeverinë e njohur të Libisë në OKB dhe forcat e Haftar filloi një raund të dytë bisedimesh për një zgjidhje të mundshme, por më pas armëpushimi u shkel përsëri pas forcat e gjeneralit sulmuan portin.

Qeveria  theksoi gjithashtu se nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron vërtet stabilitet në Libi, vendimet e armëpushimit duhet të zbatohen.

Që nga rrëzimi I Muammar Gaddafi në 2011 dy rryma janë shfaqur në Libi: ushtria e gjeneralit Khalifa Haftar në pjesen lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe  Rusia  dhe Qeveria e  Paktit Kombëtar në Tripoli, e cila gëzon njohjen nderkombetare te okb. Qe nga fillimi I perplasjes me shumë se 1.000 njerëz janë vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *