Prej dy javësh banorët e Baks Rrjollit në Velipojë, po vijojnë protestat kundër ndërtimit të resortit turistik në këtë zonë.
Edhe këtë fillim jave ata u përplasen me policinë, ndërsa penguan fadromat të punonin në territor.
Tokat nuk do i lëshojmë – thanë banorët – duke i bërë thirrje Prokurorisë Shkodër që të trajtojë dosjen.
Ato shprehen se po kërkojnë vetëm drejtësi dhe paralajmërojnë se do hyjnë në grevë urie para SPAK nëse nuk marrin përgjigje.
“Do i përgjigjemi me dhunë forcave të policisë, pasi janë bërë me agresiv”, tha një nga banorët.
Janë mbi 80 familje në këtë zonë që kërkojnë një zgjidhje për tokën ku do të ndërtohet resorti, për të cilën pretendojnë pronësinë.





