Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka dhene verdiktin final per konfliktin Rama-Meta per emerimin e ministrave, duke i njohur Presidentit te Republikes te drejten vetem per verifikimin e kritereve kushtetuese. Ne vendimin e zbardhur, gjyqtaret arsyetojne se kryetari i shtetit mund te refuzoje te dekretoje nje minister vetem ne rast se nuk ploteson kriteret kushtetuese dhe per te ilustruar kete, ata kane risjelle ne vemendje debatet gjate hartimit te Kushtetutes. Kushtetuteberesi arsyetonte se arsyet për të cilat Presidenti mund të mos emëroje një ministër janë të gjitha ato që e ndalojnë një person të bëhet deputet.

 

 

“Gjykata, bazuar në rolin dhe kompetencat e tij kushtetuese, vlerëson se Presidenti ka të drejtë të verifikojë kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit të propozuar për ministër. Gjykata çmon se verifikimi që Presidenti bën për kandidatin e propozuar për ministër është një vlerësim jopolitik, i cili bazohet në përmbushjen e detyrës së tij institucionale.”

 

Sipas ketij arsyetimi, ne rastin e dekretimit te Sander Lleshajt ne postin e Ministrit te Brendshem vetem pasi ai hoqi dore nga grada e gjeneralit, Ilir Meta kishte te drejte, pasi ushtaraket aktive nuk mund te jene deputete, e rrjedhimisht as ministra.

 

Por ne rastin e Gent Cakajt, arsyet e refuzimit te Ilir Metes ishin mungesa e experiences qe nuk eshte arsye kushtetutese. Por, per rastin specifik te ministrit te Jashtem, gjyqtaret kane bere nje interpretim ndryshe qe e lidhin me rolin e kryetarit te shtetit ne politiken e jashtme.

 

 

“Dispozitat kushtetuese i njohin Presidentit rolin e përfaqësuesit më të lartë të shtetit në marrëdhëniet me jashtë, si dhe kompetenca specifike në fushën e politikës së jashtme. Gjykata vlerëson se këto dispozita ofrojnë bazë kushtetuese të mjaftueshme, mbi të cilën Presidenti vepron për vlerësimin e propozimit të Kryeministrit në procesin e emërimit të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.”

 

Ne nje pike, gjyqtaret jane te qarte: Ilir Meta shkeli Kushtetuten kur refuzoi te dekretonte shkarkimin e Ditmir Bushatit brenda 7 diteve.

 

“Gjykata vëren se procesi i shkarkimit, sipas nenit 98 të Kushtetutës, është i ndryshëm nga ai i emërimit të ministrit, sepse Kushtetuta nuk ka përcaktuar kritere e shkaqe dhe as mjete mbrojtjeje për shkarkimin e ministrit, që do të thotë se shkarkimi i tij lidhet drejtpërdrejt me raportin e besimit që Kryeministri duhet të ketë kundrejt ministrit.”

 

Ne fillim te vitit 2019, qeveria dhe presidenti u perfshine ne nje konflikt te forte, pasi Ilir Meta refuzoi te dekretonte Gent Cakajn si minister te Jashtem dhe refuzoi te shkarkonte Ditmir Bushatin nga ky post. Gjykata Kushtetuese, asokohe, nuk ishte funksionale, dhe kryeministri Rama vendosi te behej vete minister i Jashtem per te zgjidhur krizen. Ky vendim i Gjykates Kushtetuese qarteson kompetencat dhe shmang perplasje te mundshme mes kryeministrit Rama e presidentit Meta ne shtator kur miratohet qeveria e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *