Dorina Tiko, ish-pjesëtare e grupit Spirit Voice dhe njëkohësisht mikeshë e fermeres Soni Malaj, ishte e ftuar këtë të mërkurë në studion e Living Day në Vizion Plus, nën moderimin e Brunilda Lahes.
Gjatë intervistës, Tiko iu kundërpërgjigj deklaratës së Jonida Maliqit, e cila, pasi doli nga Ferma VIP, u shpreh se Soni është një këngëtare që këndon nëpër club-e, duke nënkuptuar një diferencë mes tyre si në arsim dhe në stilin e jetesës, ashtu edhe në zhvillimin e karrierës.
Lexo edhe :
Related Posts
Ish-pjesëtarja e Spirit Voice, grup në të cilin ka qenë edhe Soni Malaj, renditi arritjet e këngëtares, duke theksuar se ajo ka marrë pjesë në shumë festivale dhe kompeticione, nga ku ka fituar edhe çmime të shumta.
Sa i përket arsimit të Sonit, Tiko nënvizoi se ajo ka studiuar për gjuhë të huaja, por kjo nuk ka ndikuar në karrierën e saj artistike. Sipas saj, talenti i Sonit është dhuratë dhe suksesi i saj vjen si rezultat i punës së madhe ndër vite.
“Nuk mund të thuash këngëtare club-esh, sepse Soni ka kënduar në shumë festivale, koncerte, edhe në club-e, nuk diskutohet, siç këndojnë të gjithë këngëtarët. Më parë ka qenë që bëheshin vetëm koncerte, se në vitet ’90 nuk ka pasur club-e apo lokale për të dhënë koncerte. Jepeshin ose në sheshe, pallate sporti ose stadiume. Në Tiranë, duke qenë se është edhe kryeqyteti, janë dhënë edhe nëpër teatro, Pallat Kongresesh kanë dhënë koncerte. Tani është më ndryshe, këndojnë edhe nëpër club-e, por nuk është Soni vetëm këngëtare club-esh. E ka nisur karrierën me Spirit Voice, me festivale. Ka kënduar në shumë kompeticione dhe ka fituar”, tha Dorina Tiko.
“Soni s’ka thënë asnjëherë që ka mbaruar artet e ka qenë në lice. Soni ka mbaruar për gjuhë të huaja, për frëngjisht. Këngën e ka pasur pasion, më pas ka studiuar në mënyrën e vet, jo me shkollën tradicionale. Formimi nuk ka të bëjë me karrierën, se ka të talentuar plot që s’kanë studiuar, por ua ka falur Zoti talentin”, shtoi ajo.
/vizionplus.tv






