Subscribe

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë me emsionin “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë një analizë të përplasjes së fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, Izrael-Iran. Natën mes 13 dhe 14 prillit, Irani dërgoi 300 dorë drejt Izraelit, 90% e të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore. Nga sulmi nuk pati viktima, përveç një vajze 7-vjeçare që mbeti e plagosur rëndë.

Eksperti tha se planeti tani ndodhet në një moment të vështirë.

Kur ka nisur konflikti mes Iranit dhe Izraelit? 

Kreshnik Osmani: Përplasja strategjike ka nisur në vitin 1979, kur në pushtet në Teheran erdhën drejtuesit e Revolucionit Islamik. Prej asaj kohe e deri sot jemi në linja strategjike të përplasjes me Izraelin. Aso kohe Revolucioni Islamik kishte projektuar influencën e Iranit nëpërmjet disa strategjive. Strategjia e parë ishte sipërmarrrja iraniane e çështjes palestineze dhe vendosja në mbojtje e çështjes palestineze por edhe rritja e ndikimit të Iranit në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

A jemi pranë një Lufte të Tretë Botërore dhe a duhet të frikësohen shqiptarët?

Kreshnik Osmani: Jemi në një moment shumë të vështirë, në të cilin gjendet planeti. Përplasja ka nisur në vitin 2022. Nxehja e madhe, dalja nga kontrolli e situatës dhe thyerja e rendit botëror ndodhi më 24 shkur 2022 kur Putin thyeu rendin botëror. Në shkurtin e vitit 2022 Putin e nisi këtë përplasje dhe të gjithë llojet e përplasjeve që ndodhin më pas, të gjitha fërkimet. Kemi një mobilizim tërësor të aksit të Lindjes për t’i dhënë fund një bote të drejtuar nga SHBA./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *