Një baba 35-vjeçar u përpoq të mbyste djalin e tij gjashtë muajsh. Por falë një videoje, ai u denoncua në polici dhe më pas u vu në pranga. Në video, duket 35-vjeçari nga Catania që i vë duart në qafë të voglit.

 

Videoja u dorëzua nga një grua, që tha se e kishte marrë nga vajza e saj. Kurse kjo e fundit e kishte gjetur nga një person tjetër. Pas hetimeve u zbulua se momenti i tentantivës për të mbytur djalin ishte filmuar nga nëna e fëmijës.

 

Policët gjetën shtëpinë e çiftit të kushte të këqija higjienike dhe pa energji elektrike. Ata bënë përputhjen mes pamjeve në video dhe sendeve rreth shtëpisë si edhe të një tatuazhi që babai kishte në shpatullën e djathtë.

 

Nga dëshmitë që u morën nga fqinjët, u zbulua se gruaja dhe dy fëmijët e saj dëgjoheshin shpesh duke qarë për shkak të ulërimave dhe dhunës së burrit. Familjarët e 35-vjeçarit shpjeguan se ai shpesh përdor drogë. Ai u la në arrest shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *