Një fëmijë 5 vjeç dhe e ëma e tij kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e pejës ne Kosove.
Fillimisht sipas policisë është gjetur i mituri i pajetë e disa metra më pas edhe trupi i nënës.
Shirat e dendur kanë sjellë përmbytje të zonës, ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm duke u futur në katet e para të banesave e si pasojë ka sjellë dëme të shumta.
Prej disa orësh po punohet për normalizimin e situatës, ndërsa raportohet edhe për dy persona të tjerë të lënduar por qe jane jashtë rrezikut për jetën.