Subscribe

Zona që deri dje konsideroheshin të gjelbra, sot rrezikohen sërish nga koronavirusi. Burime për “Vizion Plus” thanë se COVID-19 po përhapet në masë edhe në qytetet e pastra.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar raste të reja edhe në Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe Lushnje.

Në dy ditët e fundit janë shënuar shifra rekord të infektuarish të rinj. Të mërkurën u raportua 42 të prekur, ndërsa sot 44.

Epidemiologia Eugena Tomini nuk mohoi mundësinë e një tjetër izolimi, nëse shifrat tejkalojnë pritshmëritë. Ajo tha dje për “Vizion Plus” se këto dy javë do të jenë vendimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *