Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama se me përgjysmimin e pagës së deputetëve dhe ministrave nuk ndihmon askënd. Sipas tij, duhet të ndryshojë buxhetin dhe të anulojë 120 milionë euro të koncesioneve.

 

“Piktor dështak dhe djall te ishe do kishe pak shpirt. Aktori sharlatan e aventurieri i shqiptareve, njeriu i 1001 mëkateve thotë do përgjysmoj pagat e deputeteve dhe ministrave, shoë mediatik, hiqja të gjithë rrogën vetëm shqiptaret të jenë mirë. Po me këtë përgjysmin nuk nxjerr asgjë në shesh dhe s’ke çfarë të ndihmosh. Ndrysho buxhetin o i lig, anulo 120 milion euro te koncesioneve, se taksat e shqiptareve janë dhe përdori për këtë fatkeqësi, boll manipulove me fjalët, boll u qave, boll i mashtrove, nënshtrove, varfërove e përbuzë shqiptaret.”

 

Malqi e konsideron Ramën një të babëzitur dhe fatkeqësinë më të madhe për shqiptarët. Ai shtoi se vetëm këto dy javë ka bërë disa tendera në shumën 50 milionë euro.

 

“Ti s’pyet as për parlament as për qeverin as për institucionet as për popull, të ka mbyt deliri. Ka ardh koha që populli t’ja u rrembej jo milionat e eurove por miliardat e eurove qe ke ti me ministrat, drejtoret e përgjithshëm dhe oligarkët, janë para të pista, para korrupsioni, janë djersa, mundi i shqiptarëve. Boll dole në televizor se je bere i padurueshëm i neveritshëm. Je fatkeqësia më e madhe për Shqiptareët. Populli duhet ta shkul Parlamentin dhe Qeverinë me ty në krye si uzurpator,jo legjitim, dhe vendi të kaloj ne zgjedhje të parakohshme se po i vret çdo ditë me panik shqiptarët. Sot është dita jote për gjoba ndalime, pezullime, burg, varfëri, frike e panik ndaj popullit tënd, ti je fatkeqësia e këtij vendi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *