Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga dy sulme me armë zjarri të cilat janë kthyer në masakra të përgjakshme me të paktën 30 viktima.

 

Nga sulmi i parë në Teksas, 20 persona  kanë mbetur të vrarë dhe 26 të tjerë të plagosur në të shtënat masive në një qendër tregtare në El Paso. Ndërsa vetëm pak orë më vonë një ngjarje e rëndë raportohet sërish në Shtetet e Bashkuara, pasi një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe duke lënë 24 të plagosur.

 

Sulmi në Teksas ndodhi në një qendër tregtare, ku atentatori i masakrës është identifikuar si Patrick Crusius, një 21-vjeçar nga Teksas. Më pak se 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.

 

“Kjo është gjenerata e fundit e fëmijëve të bardhë” në Amerikë, shkruante autori. Crusius dyshohet se është njeriu që shihet në pamjet e vëzhgimit duke ecur nëpër hyrjen e përparme të qendrës tregtare “Cielo Vista Mall Walmart” me një pushkë AK47.

 

Njeriu i armatosur së pari hapi zjarr në parkingun jashtë dyqanit, duke qëlluar dhe duke vrarë disa persona. Më pas përshkoi derën e përparme në një gjendje krejt të qetë më pas mediat amerikanë raportuan se 21 vjeçari u kishte thënë hetuesve se dëshironte të qëllonte sa më shumë Meksikanë.

 

Pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në El Paso të Teksasit kur një 21-vjeçar iu mori jetën 20 personave duke lënë edhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump.

“Të shtënat në El Paso në Teksas, nuk ishin vetëm tragjike, por ishte një veprim frikacakësh. Nuk ka asnjë arsye që ndonjëherë do të justifikojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm“.

 

Por vetëm disa orë më vonë një ngjarje tjetër e rëndë raportohet në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit te se dieles, ku një person i armatosur ka qëlluar me armë jashtë një lokali duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke lënë 24 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrethin e Oregonit. Sipas autoriteteve policore ka mbetur i vrarë edhe autori i sulmit.

 

Policia e Dejtonit më parë kishte thënë përmes Twitter se “po heton një incident aktiv me revole” në Qarkun e Oregon dhe u kërkoi banorëve të shmangnin zonën. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe agjentë të FBI.

 

Autoritetet në shtetet e bashkuara po sëhohin mundësinë nëse ka ndonjë lidhje mes dy masakrave të cilat ndodhën vetëm në pak orë dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *