Konventa e Partisë së Lirisë që u zhvillua sot në Pallatin e Kongreseve ka përfunduar pas gati 6 orësh.

Gjatë punimeve të Konventës u  miratua statuti dhe 5 prioritetet si dhe u votuan kandidaturat për President dhe zv.President i PL.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkaq kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bëri thirrje anëtarëve të partisë që pas Pallatit të Kongreseve të zhvendosen në orën 20:00 poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet i izoluar pasi po kryen masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Meta tha se do shkojë poshtë pallatit të Berishës për t’i shprehur udhëheqësit të burgosur të demokratëve se ata janë bashkë në betejën kundër Edi Ramës.

“Por meqënëse ende jam kreu i PL dhe meqënëse erdhi Këlliçi e Balliu dhe disa zotërinj me bluzat lironi liderin e burgosur, ne kemi për detyrim tu kthejmë vizitën sot ne bulevardi i shpresës në orën 8. Prandaj i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë që ishin në këtë Konventë që të bashkohem te bulevardi Shpresës në orën 8”, tha Ilir Meta.

Ilir Meta premtoi sot në Konventë se Partia e Lirisë  do të jetë e rithemeluar pas kësaj të shtune, she se do të largojë nga qeveria Edi Ramën.

Të tijëve në konventën kombëtare Meta u tha se tradhëtarët dhe ata që nuk sakrifikojnë për partinë janë të përjashtuar.

Gishtin e akuzës për gjendjen ku ndodhet sot Partia e Lirisë me vetëm katër mandate në parlament e drejtoi nga Lulzim Basha.

Kryetarin e Partisë Demokratike e akuzoi se bashkë me kryesocialistin Edi Rama bashkëpunoi për të fundosu ish Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin i akuzoi si mafiozët e Shqipërisë. Në fjalën e gjatë Monika Kryemadhin nuk e përmendi asnjëherë në emër edhe pse i referohej asaj kur thonte që nepotizimi është shkaku i shndërrimit të ish LSI-së në një forcë të dobët politike.

Pas konventës, votimit të statutit të ri Partia e Lirisë nuk do të ketë më kryetar por president. Në garën me dy kandidatë nuk priten supriza, ai do të jetë Ilir Meta.

Po aq edhe për numrin dy, ajo do të jetë Erisa Xhixho. Duket se në PL-në e rithemeluar dhe pa nepotizëm nuk ka më vend për Monika Kryemadhin në strkturat kryesore drejtuese të partisë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *