Infermierët dhe punonjësit shëndetësorë italianë ankohen se punojnë në kushte shumë të vështira. Annarita Ginesu dhe Mauro Pintore, pjesë e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në spitalin San Francesco, shpjeguan për mediat italiane se janë vërtetë të lodhur.

 

“Për të shkuar në tualet duhet të largohesh nga reparti në katin e dhjetë, të heqësh kostumin mbrojtës në mënyrë të sigurt, në një zonë të përshtatshme, të ngjitësh dhjetë kate shkallë dhe të arrish në banjo në një hapësirë të mbrojtur. Zgjidhja më e mirë është të veshësh një pelenë. Ju nuk mund të punoni në këto kushte. Kush punon në repartin e sëmundjeve infektivbe, është vërtet i rraskapitur. Ne jemi gati të paraqesim një ankesë në prokurori për mungesë të stafit dhe të hapësirës së duhur. Nuk është e mundur të shkosh as në tualet. Prandaj ka nga ata që janë të detyruar të përdorin pelenat. Ka nga ata që në fund të turnit janë me lot në sy nga lodhja dhe stresi”, thanë ata.

 

Infermierët kërkojnë që brenda spitaleve të krijohet një zonë e pastër, ku stafi mund të heqë veshjet mbrojtëse dhe të bëjë pushim. Dhe derisa diçka e tillë të jetë e mundur, ata duan staf të ri.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *