Ndërsa theksoi para mediave se Kuvendi Kombëtar i partisë Demokratike duhet të mblidhet në bazë të stautit, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi u shpreh se cilido që synon të përçajë partinë dhe të krijojë pale, i shërben regjimit të Edi Ramës.

 

Bardhi bëri thirrje që hallet personale t’i mbajnë në shtëpitë e tyre, dhe jo të trazojnë PD-në, ndërsa u shpreh i bindur se në 11 dhjetor nuk do të ketë Kuvend, por miting.

 

“PD është një institucion, ju jeni dëshmitar, ka një zyrë protokolli ku protokollohet çdo shkresë që hyn apo del nga PD. Çdo shkresë ka një numër protokolli dhe një datë, nuk besoj se i protokollon zyra tek dera. Këtë e di shumë mirë zoti Paloka. Nuk e dija që z. Paloka i ka dhënë vetes kompetencës për të qenë zyra e protokollit. Z. Paloka e di shumë mirë se ushtron funksione të larta. Kryetari i Këshillit Kombëtar është një zyrtar i lartë i PD, nuk është roje kasaforte… Nuk ka palë në PD, cilido që trajton palë në PD, ka një qëllim. Nuk do duhet të ketë palë në PD. PD është një, është e demokratëve, është pronë e demokratëve, cilido që për një interes momental personal, apo një hall personal synon të përçajë PD-në, synon të krijojë palë në PD, nuk iu bën shërbim demokratëve, por regjimit të Edi Ramës. Ne kemi një interes të përbashkët, rrëzimin një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës. Hallet personale t’i mbajnë në shtëpitë e tyre, jo në shtëpinë e demokratëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *