Perandori Akihito po përgatitet të largohet nga froni, duke u bërë monarku i parë japonez që ka abdikuar në më shumë se 200 vjet.

 

Ceremonitë e së martës filluan me ritualet private në Pallatin Perandorak të Tokios.

 

85-vjeçarit i është dhënë leje ligjore për t’u abdikuar pasi ka thënë se ndihet i paaftë për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës së vjetër dhe rënies së shëndetit.

 

Djali i tij, Princi i Kurorës Naruhito, do të ngjitet në fronin e Krizantemës të nesërmen, duke filluar një epokë të re.

 

Perandori në Japoni nuk mban fuqi politike, por shërben si një simbol kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *