Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, pedagogu Rezart Prifti dhe gazetari Bledian Koka janë pëprplasur gjatë bisedës lidhur me qëllimin e vërtetë të opozitës.
Prifti, duke iu referuar gazetarit Koka i cili thotë se qëllimi i opozitës është ardhja në pushtet dhe më shumë largimi i atij aktual, shprehet se pikërisht kjo është aryeja sipas tij kur opozita tregon se ka humbur busullën.
Pjesë nga diskutimi:
Rezart Prifti: Opozita nuk i ka disa elementë. Unë mund të përmend emra, të cilët sot përfqësojnë opozitën për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, të cilët janë të skaduar si produkte.
Bledian Koka: Kush e thotë këtë?
Rezart Prifit: Nuk e them unë. Por, arsyeja të cilët nuk kanë inspiruar deri tani është rezultati.
Bledian Koka: Më fal, ti mund të thuash që Dorian Teliti është i skaduar si produkt politik? Jorida Tabaku pedagoge në Ekonomik… Flasim me emra… Meqë jemi Spotlight, le t’i japim dritë disa gjërave.
Ai ka pretendime, le të them dhe unë pretendimet e mia.
Sigurisht, që opozitës i kërkohet që të bëjë më shumë, sepse aty ka shumë më shumë mundësi, për të thither shumë më shumë energji për të arritur një qëllim final që besoj është ardhja në pushtet, por që për mua më shumë është largimi i pushtetit aktual që për 1000 arsye e analiza, shumë prej nesh pajtohen që duhet të ikë se i ka bërë gjërat keq.
Rezart Prifti: E kupton, pse opozita ka humbur busullën? Sepse qëllimi i opozitës është largimi I Edi Ramës. Qëllimi i opozitës duhet të jetë të bëjë jetë më të mirë për mua…





