Universitetet pavarësisht se shumica e studentëve i janë rikthyer procesit mësimor në auditore jeta universitare vijon të jetë e paralizuar.

 

Një pjesë e pedagogëve kanë paralajmëruar fillimin e grevës të hënën në rast se nuk anullohet ligji i arsimit të lartë.

 

Për të diskutuar më shumë rreth bojkotit të petagogëve këtë të shtunë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë pedagogu Ervin Goci.

 

Kryeministri Rama sulmoi këtë të shtunë pedagogët duke thënë se pakica kërkon ti pengojë rrugë shumicës, si e shihni ju këtë deklarate? 

 

Kjo është e pavërtetë se aty  ka një pakicë pasi aty bëhet fjalë për tre universitete, bëhet fjalë për Filologjikun, shkencat sociale, Juridikun ndërsa te FSHN nuk kamë informacione dhe nuk dua që të abuzoj. Kjo nuk është një çështje numrash aq më tepër kur kërkesat janë të qarta, ka 2 muaj që ka një grevë studentore dhe tashmë ka një grevë të petagogëve të cilët deri në këtë moment kanë ruajtur neutralitetin përderisa ishte iniciativë e studentëve kanë qenë të kujdesshëm në angazhim dhe në mënyrën se si do të përfshiheshin por në VKM e fundit dhe populizmi që merr vëmendja studentore dhe vishja e universitetit dhe ti marrësh edhe pak atë autonomi të mbetur. Me VKM e fundit universiteti kthehet në situatën që ka qenë para 90’, ku gjithçka e ka nën kontroll shteti, ministria dhe agjensitë që janë satelite. Praktikisht nuk kam has as autonomi as liri asgjë, pra greva është i vetmi mjet në këtë moment për të mos vrarë fjalën e lirë, lirinë akademike dhe të vërtetën në Shqipëri, kjo është një gjendje kritike.

 

Përse e kërkoni anulimin e ligjit të arsimit të lartë dhe pse nuk i keni artikuluar kërkesat tuaja për para se të niste protesta e studentëve ?

 

Unë dua tju informoj se në lidhje me ligjin e Arsimit të lartë është kërkuar që të ketë një analizë nga deprtamentet dhe nga fakultetet  dhe pastaj ti dërgohet ministrisë. Nga fakulteti që unë jam kanë vajtur 40 faqe kritikë dhe propozime për ligjin për Arsimin e lartë dhe e di që asgjë nuk është marrë parasysh. Nga juridiku e di që kanë vajtur, nga FSHN po ashtu, i gjithë trupa akademike e ka bërë punën e saj, dhe ka dhënë kritiken e ligjit. Duke marrë parasysh ne kemi paralajmëruar se kjo është në kolaps, dhe më besoni se është në kolaps, për arsye argumentimi për arsyet e mënyrës së argumentimit, për lirinë akademike që ne nuk e bëjmë, financimi është shumë i dobët. Ne skemi printera, skemi letër, notat vijojnë të gjitha me stirolaps, si qëmoti dhe këto janë të gjitha pasojat e një ligji që njeh vetëm dy koka në universitet, rektoratin dhe bordin e administrimit i cili ka përparësi që ti vendosë gjërat dhe për këtë nuk i jep llogari askujt, nuk ka asnjë mbi krye është një njësi administrimi. Ai ka vendosur rreth 400 mln lekë për roje, për sigurinë e universitetit  dhe asnjë lekë për universitetin. Këtu ka një problem shumë të madh, unë e di që edhe tani që flasim ka një universitet i cili po bën një kontratë për siguri për roje rreth, 400 mln të vjetra. Paret e shtetit janë duke u bërë sallat, skemi asnjë masë skemi asnjë reagim.

 

Çfarë do të ndodhë të hënën nëse negociatat me ministrinë e Arsimit nuk japin asnjë rezultat ?

 

Nuk ka ndonjë pritshmëri është e sigurt se mund të kalohet në një grevë të përgjithshme pa afat, kjo është konsiderata ime pasi ne duhet të dalim me një listë të fortë kërkesash që të prekin një pjesë të normativës së ligjit, një pjesë të universitetit të prekin njerëzit që kanë përgjegjësi, të kthehen asetet e universitetit, pasi është bërë parkim bashkie aty ku ka qenë toka e universitet tek qytetet studenti, te godina Iliria. Kampusi ka nja 200 vjet që flitet, këto kujtojnë se janë në fushatë elektorale dhe po bëjnë premtime, por pse nuk e kanë filluar, pse nuk ka një plan blic, special për të rikonstruktuar të gjithë konviktet që janë godinat e studentëve, sa një muaj por në një muaj futet e gjithë shoqëria në punë për ta mundësuar. Pse nuk ka një pajisje tani të biblotekave me ngrohje, të logjistikës pse ska gjëra të tilla, këto janë gjëra që nuk kanë asgjë lidhje me ligjin, këto mund ti bëjë një pushtet ekzekutiv në momentin që shikon këtë gjendje. Tmerr i madh është se këtu nuk pranohet problemi, dhe në këtë rast komunikimi është i pamundur  dhe kjo është dhe asyeja e grevës, e cila është një akt kushtetues por që është esktrem në kushtet e komunikimit dhe mosangazhimit nga pala e qeverisë për të mos komunikuar dhe për të gjetur një zgjidhje.

 

Megjithatë pjesa më e madhe e studentëve vijojnë mësimin, a rrezikojnë ata që protestojnë të humbasin vitin akademik pasi nje gje te tille e paralajmeroi edhe kryeministri ?

 

Nuk e di nga është ky informacion se masa e studentëve është në mësim, pasi nuk është e vërtetë pasi ka vetëm shumë pak klasa te Filologjiku, ndoshtat tek gjuhët e huaja nuk kam informacion të saktë por e di që bëhet mësim, jo të gjithë sigurisht, tek Histori-Filologjia mund të ketë një ose dy klasa ose nga masteri i vitit të dytë që janë ato të pasdites janë shumë pak klasa, dhe te shkencat Sociale po ashtu se kam informacion të sigurtë për këtë. Pastaj pëtr të tjerat nuk marr përsipër të them me bindje por tek shumica e di se nuk ka, ka një consensus të gjërë nga studentët tani është dhe i pedagogëve që mësimi është i vetmi instrument që ne kemi për të vënë qeverinë përpara përgjegjësive, pasi qeveria nuk mund të dalë të bëjë fallxhorin vërdallë duke u thënë studentëve futuni në mësim se do të humbni vitit. E para punës këtu ka një system universitar që është angazhuar për ti rikuperuar ato orë, vetë ministria ka përgjegjësi nëse viti rrezikohet në fakt nuk mund të humbase se nuk ka ndodhur në 91’, në 97’ nuk ka humbur në vite që kanë qenë ekstreme, për këtë studentët le të rrinë të qetë, ky është thjesht mjet presioni që bën qeveria dhe që studentët të rrisin presionin ndaj asaj madje unë shikoj se ka një nxitje për të ashpërsuar qëndrimin e studentëve të pedagogëve, ndaj universitetit dekanëve dhe ndaj gjithë stafit universitar në mënyërë që të indimidohen pedagogët dhe të bëhet një lloj populizmi që nuk i shërben universitetit, pasi në këtë rast universiteti mund të trajtohet me debat me kritikë, por kurrsesi me këtë lloj metodash. Kjo është mënyra më e gabuar dhe sipas meje kjo është dhe arsyeja që studentët nuk arrijnë dot të futen në mësim dhe nuk gjejnë dot arsye, pasi shikojnë një qeveri që është e verbër është shurdhmemece dhe nuk do ta pranojë problemin. Ne me siguri do të arrijmë të artikulojmë problemin dhe jemi të sigurt se qeveria në një moment do ta pranojë dhe do të ulet në tavolinë për ta zgjidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *