Betimi i qeverisë në Presidencë dhe nisja zyrtarisht nga puna, ka sjell edhe reagimin e Partisë Demokratike.

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD Oriola Pampuri, thotë se qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, e ka bashkëqeverisjen bashkë me PPP-në Rama-Doshi-Rakipi.

 

Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *