Për kryeministrin Edi Rama, është e pamundur fitorja e opozitës në 25 prill.

 

Gjatë një takimi elektoral në Kavajë, Rama tha se premtimet e PD janë të pabesueshme.

 

Ai shtoi se militantët që mblidhen në takime i besojnë, por shtoi se vendin përpara mund ta çojë vetëm PS.

 

“Këta do të marrin Noc Rrokun, sepse kush i bën shqiptarët për budallenj e paguan shumë të kripur faturën, e talljes të përqeshjesh dhe të përpjekjeve për t’ju tërhequr prej hundësh, ai nuk është program, por një menu që kush ta hajë, ta hajë, të gjithëve ça duan të dëgjojnë, jep sapunin për djath. Normalisht që ka nga ata që do e hanë, madje dhe do e kafshojnë fort, do e besojnë ata që morën makinën për të shkuar në sheshin “Nënë Tereza” dhe do thonë qenka kaçkavalli më i mirë që kemi provuar në jetën tonë, janë pakicë dhe do të mbeten pakicë, ndërkohë që ne do të bëjmë gjithçka. Nëse Shqipëria ka dështuar në më shumë se një rast, është sepse kemi qenë të paduruar, hajde o burra te Sudja, hajde edhe një herë nga e para, hap rrugë kudo, mos i paguaj, bëj malin me borxhe, nuk bëhet dot Shqipëria që duam pa punë. Nuk i fitojnë kombet luftërat e mëdha nëse nuk fitohen betejat e vogla hap pas hapi dhe sot është koha për të vendosur pa tifozllëk.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *