Subscribe

Nje jave para miratimit te reformës ne drejtësi, debati per reformën eshte kthyer ne debat per ndërkombëtaret dhe sovranitetin. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bere edhe njëherë te qarte se, nuk pranon rol vendimmarrës te faktorit ndërkombëtar ne procesin e vetingut, duke e argumentuar ketë me nevojën per te mos prekur sovranitetin. Por per mazhorancen te huajt jane garanci per procesin.

Sali Berisha; Dhe ju na kërkoni që ne të votojmë këtu në Parlament raporte të të huajve, të miqve tanë? Po kjo s’mund të ndodhë, sepse ata nuk kanë shtetësi shqiptare, sepse ata nuk i merr kushtetuta shqiptare. Ju thoni hajt të ndryshojmë Kushtetutën por këtë e kanë bërë protektoratet e OKB-së por jo asnjë vend sovran. Hajde ta heqim nga kushtetuta që Shqipëria është vend sovran.

Por ajo qe u vu re ne kete seance ishte qëndrimi i njëjte i Sali Berishës dhe Petrit Vasilit per ekspertet e reformës ne drejtësi; dhe kunderpergjigjia e ashpër qe socialisti Fatmir Xhafaj artikuloi edhe per aleatin edhe per rivalin politik. Nje tjeter element qe u vu re ne kete seance ishte kërcënimi per zgjedhje te parakohshme ne shtator qe nuk u artikulua vetëm nga mazhoranca por edhe nga demokrati Edi Paloka, i cili ironizoi kryeministrin Edi Rama se po kerkon deputete per te mbajtur qeverinë ne kembe.

Vete kryeministri Edi Rama preferoi te mos përfshihej ne debat dhe qëndroi per pak minuta mes anëtareve socialiste te komisionit te reformës ne drejtësi. Kjo ishte séanca e fundit qe kampet politike akuzojnë njëra-tjetrën per bllokim te reformës; te enjten e ardhshme secila parti e secili deputet duhet te flasin me vote per reformën ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *