Partia Demokratike bëri publike këtë të enjte propozimet për reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Enkelejd Alibeaj dolën në një konferencë për shtyp dhe kërkuan që pjesë e Kodit Zgjedhor të bëhen edhe dy nene që u japin hapësirë sinjalizuesve të tregojnë për krimet elektorale.

 

“Duke futur nocionin e “sinjalizuesve” sa i përket kundravajtjeve administrative dhe veprave penale në fushën e zgjedhjeve, duke shkuar në një linjë me një legjislacion që ne e kemi që prej vitit 2006 dhe i amenduar në vitin 2016 sa i përket sinjalizuesve në përgjithësi. Pra nuk është një nocion i panjohur në kornizën ligjore aktuale. Por është një risi e propozimit të këtij nocioni për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. E kemi propozuar si projekt amendamentet për të shtuar dy nene në kodin zgjedhor”, tha Alibeaj.

 

Po ashtu, ai kërkoi mbrojtje ligjore për sinjalizuesit. Demokratët kërkojnë edhe një rol më të shtuar të policisë dhe prokurorisë në mbrojtjen e procesit zgjedhor.

 

“Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. Por gjithashtu duke iu dhënë një rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë ata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor”, tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *