Partia Demokratike I ka dale ne mbrojtje presidentit te republikes Meta dhe vendimit te tij per te mos dekretuar ligjin per veteqeverisjen vendore.
Nje dite pasi komisioni I ligjeve vendosi te mos marre parasysh verejtjet e kryetarit te shtetit, anetarja e kryesise se PD Dhurata Çupi deklaroi se vendimi I mazhorances I hap rruge tjetersimit te pronave te bashkive me shumice te thjeshte votash .
DHURATA ÇUPI
ANETARE E KRYESISE, PD
Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike.Asgjë nuk ndodh rastësisht. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve.Ky është një tjetër ligj që u rrëmben pronat bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama dhe që nëpërmjet këtij ligji, lejohet t’u japë oligarkëve, klientëve, miqve dhe familjes se tij pasuritë e bashkive pa garë, pa prokurim publik, madje edhe pa votë.
Opozita ka shfrytezuar ceshtjen e teatrit per te ilustruar problematiken e ndryshimeve ne ligjin per vetqeverisjen vendore.
Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.
Presidenti i Republikes refuzoi te kaloje ndryshimet ne ligjin per vetqeverisjen vendore, por dekreti I tij ashtu si dhe 8 dekretet e tjera nuk u mor parasysh nga shumica qeverisese.





