Subscribe

Demokratet kane mbledhur forumin me te larte drejtues i cili do te percaktoje ekipin me te cilin Lulzim Basha do te synoje te ktheje Partine Demokratike ne pushtet.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Le te nisim sot nga ky Kuvend për cdo shqiptar, lajmin që orët e errësires po numërohen mbrapsht, sepse drita e shpresës që rinia ka ndezur, drita e shpreses për një ndryshim të vërtetë për çdo shqiptar nuk do të fiket, por do të shndrisë çdo ditë e më fort derisa ta mposhtë errësirën!

 

 

 

Para demokrateve lideri i opozites Lulzim Basha ka shpalosur aksionin per rrezimin e rivalit politik.

 

 

Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top.Edi Rama rrëzohet: Duke i rezistuar atij përditë, Rama rrëzohet:Duke denoncuar krimet e tij përditë Duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë, Duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë

 

 

Por Basha ka bere nje premtim, se nuk do te mjaftohet me rrezimin e kryeministrit Rama.

 

 

Edi Rama e ka shtyrë Shqipërinë në buzë të greminës.Pas Enver Hoxhës ai është njeriu më i dëmshëm që ka patur ndonjëherë Shqipëria.Asnjë qeveri që do të vijë në pushet nuk do të jetë serioze dhe e ndershme, nëse nuk nxjerr Edi Ramën para drejtësisë.

 

 

Nga Kuvendi Kombetar, Basha ka sqaruar se demokratet kane vetem nje rruge per te ardhur ne pushtet.

 

 

PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje.

 

 

Lideri I opozites ka shpjeguar se shqiperia nuk ka nevoje thjesht per te nderruar emrin e kryeministrit por modelin e qeverisjes, aksion qe sipas bashes nis nga brenda vete partive.

 

 

 

Partia Demokratike do të jetë partia e parë në Shqipëri që rrëzon modelin e kryetarokracisë, që zbon servilizmin dhe bindjen e verbër ndaj kryetarit si e vetmja rrugë karriere në parti.

 

 

Per kete qellim Basha ka vleresuar procesin e ristrukturimit te PD.

 

 

Sot Partia Demokratike është e vetmja parti në vend që mban zgjedhje të vërteta.

 

 

Nga Kuvendi, lideri i opozites Basha ka pasur nje mesazh edhe per te gjithe kritiket.

 

 

 Të gjithë ata që sot duan të kontribuojnë në PD, nuk kanë nevojë të jenë dakord me çdo gjë që bën PD, dhe janë të mirëpritur njësoj që të jenë pjesë e saj.

 

 

Me ekipin qe del sot nga kuvendi kombetar, lideri i opozites Lulzim Basha betejen e pare do ta zhvilloje pas 6 muajsh ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *