Partia Demokratike është distancuar nga dhuna që ndodhi mbrëmjen e të premtes në KZAZ 19 në Dibër.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi teksa dënon dhunën e ndodhur pranë KZAZ, akuzon policinë se ka qenë ajo që ka provokuar protestuesit.

 

Gjunkshi thotë se persona të paidentitifkuar janë futur mes protestuesve dhe se kanë qenë ata që e prishën protestën.

 

“Partia Demokratike distancohet nga dhuna , ajo është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe Leshajt të tij . Dënojmë me ashpërsinë më të madhe provokimet e ulëta të drejtuesve të policisë Dibër, të cilët për të arritur qëllimet e tyre futën në  turmë policë civilë provokatorë me qëllim prishjen e protestës. Përpara se të mblidheshin protestuesit para selisë së PD, disa oficerë policie civilë filluan të filmonin mes turmës duke provokuar qytetarët. Gjatë marshimit mes protestuesve janë futur persona të pa njohur, provokatorë të infiltruar nga ana e policisë.”

 

Gjunkshi akuzon policnë se ka hedhur sasi të konsiderueshme gazi helmues duke dëmtuar dhjetra qytetarë.

 

“Policia ka hedhur sasi të konsiderueshme gazi helmues  duke dëmturar dhjetëra qindra qytetarë, nëna, gra, femije, gazetarë dhe policë.  Përdorimi i gazit ishte i pa nevojshëm dhe në sasi të tepërta, të pa lejueshme dhe në kundërshtim me ligjin.  Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punojës policie. Gjate protestës nuk ështe dëmtuar asnjë objekt shtetror dhe asnjë pronë private! Deklaratat e pa përgjegjshme të policisë, janë tendencioze , dhe tentojnë të nxisin përplasje mes qytetarëve dhe policëve. Një falenderim për qytetarët , simpatizantët  që dolën në mbrojtje të pluralizmit politik , në mbrojtje të Demokracisë, të Kushtetutës duke protestuar në mënyrë qytetare  dhe shumë civilizuese!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *