Genti Lasku do të jetë një prej kandidatëve të Bindjes Demokratike në Tiranë.

Kreu i kësaj force politike, Astrit Patozi shkruan se Lasku ka përfaqësuar për vite me radhë Shqipërinë si basketbollisti i niveleve të larta. Mirëpo, sporti nuk është pasioni i tij i vetëm shton Patozi.

“GENTI LASKU, NJË KAMPION RACE NË EKIPIN E TIRANËS. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.  Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambjentit politik në Shqipëri.  Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *