Kryetari i Parisë Bindja Demokratike Astrit Patozi në fjalën e tij në Real Story ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha ku ka theksuar se ishte i nxituar.

 

Sipas Patozit deklarata e Bashës duhet të vinte pas asaj të presidentit të Republikës Ilir Meta pasi ishte ai i vetmi i prekur më shumë nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

 

“Qendrimi i Bashës me duket jashte  konteksti. Jam dakord me disa nga deklaratat e  tij, por nuk e kuptoj pse i lidh me  vendimin e Kolegjit. Ajo që duhej evituar sot ishte se duhej prekur reagimin e zotit meta sepse une kam përshtypjen se ka një lloj konvergjimi mes aksionit të opozitës dhe vendimit të presidentit. dhe nese do të pranohej dekreti nga Kolegji Zgjedhor nuk e zgjidhte problemin e zotit Basha pasi ai nuk kërkon datë zgjedhjesh, por kërkon të ikë Edi Rama të mos ketë zgjedhje fare. Vendime të tilla unë nuk i dua, por kjo është drejtësia jonë dhe kjo është një drejtësi 5-0 që ka marrë dhe herë të tilla.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *