Komisioni i Pavarur I Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Vlorës.

Skënder Haluci kishte probleme me pasurine, të cilët nuk kishte mundur ta justifikonte dot, sic konfirmoi relatorja e ceshtjes.

KPK-ja ka vërejtur se ka mungesë dokumentacioni për të vërtetuar të ardhurat e bashkëshortes dhe së bijës.

Pas hetimit të KPK, rezulton se ai ka deklaruar në 2004 një apartament, si dhe në 2015 për një objekt të përbashkët me vëllezërit. Sipas ILDKPI, ai ka deklaruar një papafingo të papërfunduar në Tiranë. Rezulton se subjekti ka ndërtim të paligjshëm.

Haluci gjithashtu nuk ka sjellë informacion dhe dokumentacion për të vërtetuar të ardhurat dhe s’ka deklaruar një pasuri që në vitin 2003

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *