Sipërmarrësit e kanë përjetuar me lot periudhën e pandemisë, u shpreh ministri Eduard Shalsi.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ai deklaroi se kjo ka qenë një periudhë e vështirë për ta.

 

“Unë për herë të parë kam takuar biznesmet gjatë pandemisë në sytë e të cilëve konstatoja lot. Pra, biznesmen duke qarë. Është një periudhë e vështirë për sipërmarrjen. Kriza është globale. Shumë vende edhe më të zhvilluara se Shqipëria u kapën në befasi. Madje vetëm disa ditë më parë, teksa diskutonim për paketat, programet, vumë re disa konkluzione të vendeve të zhvilluara të BE-së, sesi nxitimi për t’ju përgjigjur kërkesave të biznesit me shpejtësi në fillim të pandemisë, nuk kishte shërbyer për ti ndihmuar në mënyrë sa më efikase dhe efiçente.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *