Udhëtimi tani është shumë më i lehtë se në të kaluarën. Megjithatë, sigurisht që ju ndihmon të keni një pasaportë të fortë në duart tuaja, e cila ju lejon të vizitoni shumë vende të ndryshme, pa pasur nevojë për procesin që kërkon shumë kohë për lëshimin e vizës.

Për vitin 2024, Japonia ka zënë sërish vendin e parë, por këtë vit në krye së bashku me kombin ishull është pasaporta e Singaporit, Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Pasaportat e këtyre vendeve u lejojnë mbajtësve të tyre të hyjnë pa vizë në 194 vende të ndryshme.

Ndërkohë, pasaporta e Shqipërisë renditet në vendin e 48-të bashkë me Mikronezinë dhe Ishujt Palau, me mundësinë për të udhëtuar në 123 vende. Kjo është një rritje me 3 pozicione nga viti i kaluar, kur pasaporta shqiptare renditej në vendin e 51-të.

Renditja e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2024

1. Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Singapor, Spanjë (194 vende)

2. Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia (193 vende)

3. Austri, Danimarkë, Irlandë, Holandë (192 vende)

4. Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (193 vende)

5. Greqi, Maltë, Zvicër (190 vende)

6. Republika Çeke, Zelanda e Re, Polonia (189 vende)

7. Kanada, Hungari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (188 vende)

8. Estonia, Lituani (187 vende)

9. Letonia, Sllovakia, Sllovenia (186 vende)

10. Islanda (185 vende)

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *