Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2025
Vizion fokus

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë në alpet...

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë...

Armëpushimi në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Moska do të...

Iu gjet kokainë dhe armë në lokal, arrestohet 27-vjeçari...

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet...

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, 82 viktima, mes...

Ambasadorët e BE-së miratojnë fondin prej 150 miliardë euro...

Vritet në Spanjë këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovych

Banorët e Gazës presin ndihma, OKB thotë se furnizimet...

Pas kuintave, një shtet i ri po i shtohet hartës së globit? Roli i arabëve dhe qendrimi i Izraelit jashtë kamerave

The Economist
8 Shkurt 17:26

Nga The Economist

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Përktheu me shkurtime: Vizionplus.tv

Triumfi i izraelit në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967 u përball me “tre JO” në një samit arab në Khartoum: S’ka paqe me Izraelin; S’ka njohje, S’ka negociata!

Lufta në Gaza duket se ka efekt të kundërt, thonë zyrtarët amerikanë. Arabia Saudite, shteti më i rëndësishëm arab, po i thotë po paqes, negociatave dhe njohjes së shtetit hebre – nëse Izraeli bie dakord për një “rrugë të qartë dhe të besueshme” për krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Mund të ketë edhe dy PO të tjera në ofertë: PO për garancitë arabe të sigurisë ndaj Izraelit, përtej marrëdhënieve diplomatike; dhe PO për ndihmën e shteteve arabe për reformimin e Autoritetit Palestinez, që të jetë i përshtatshëm për të drejtuar Gazën.

I tillë është mesazhi i dërguar në Izrael këtë javë nga Antony Blinken pasi shkoi sërish në Gadishullin Arabik, turneu i tij i pestë rajonal që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Por gjykuar nga reagimi përbuzës i kryeministrit izraelit, Binyamin Netanyahu, Izraeli është tani kundërshtari i paqes.

Perspektiva në Lindjen e Mesme duket e frikshme.

Aleatët e Iranit në Liban po shkëmbejnë vazhdimisht zjarr me Izraelin; dhe ata në Siri, Irak dhe Jemen kanë sulmuar forcat amerikane, duke provokuar raunde hakmarrjeje, para dhe gjatë udhëtimit të Blinken në rajon.

Më shumë se 27,000 palestinezë raportohen të vdekur në Gaza. Shumica e popullsisë së territorit është e zhvendosur dhe përballet me sëmundje dhe uri. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në sytë e shumë njerëzve, reputacioni i Amerikës është njollosur gjithashtu nga mbështetja e Presidentit Joe Biden për Izraelin.

Megjithatë, Blinken po kërkon ta kthejë tmerrin e Gazës në një shans për paqe. Zyrtarët amerikanë dukeshin të gëzuar nga bisedimet e tyre me Princin e Kurorës dhe sundimtarin de fakto të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman.

Blinken solli lajme shpresëdhënëse.

Më 6 shkurt, emiri i Katarit i tha atij që Hamasi i ishte përgjigjur një marrëveshjeje pengjesh të hartuar nga Izraeli, Amerika, Egjipti dhe Katari. Përgjigja u konsiderua “pozitive” nga Katari dhe premtuese nga Blinken (megjithëse në fillim pati refuzime). Megjithatë, Netanyahu e hodhi poshtë atë duke e cilësuar një “iluzion”.

Problemi është nëse luftimet do të vazhdojnë pas armëpushimit, siç dëshiron Izraeli. Hamasi këmbëngul për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e Izraelit nga Gaza.

Kompromisi më i mundshëm është një zbatohet në faza. Shpresa e Amerikës është që edhe një pauzë e përkohshme do të ndryshojë mentalitetin e të dyja palëve, duke i lejuar ata të marrin në konsideratë “TË NESËRMEN”.

Kjo kthen në qendër të vëmendjes Netanyahun, i cili ka deklaruar synimin e tij për të luftuar për “fitoren absolute” dhe kundërshtimin e tij ndaj një shteti palestinez.

“E nesërmja është dita pas Hamasit. I gjithë Hamasi”, tha ai. Udhëheqësit arabë duan që Amerika të ushtrojë më shumë presion mbi të.

Amerika dëshiron që Izraeli të bjesë dakord për “një rrugë praktike, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshme drejt një shteti palestinez”, si pjesë e një marrëveshjeje midis Amerikës, Izraelit, Palës dhe Arabisë Saudite. Amerika do të ofronte një traktat të mbrojtjes me Arabinë Saudite dhe teknologjinë bërthamore civile.

Blinken tha se shtetet arabe po i ofronin Izraelit “garanci sigurie” të papërcaktuara. Këto nuk kanë gjasa të përfshijnë një traktat formal të mbrojtjes reciproke; Shtetet e Gjirit nuk kanë ushtri të mëdha dhe as nuk duan të jenë në ballë të një konfrontimi amerikano-izraelit me Iranin.

Por burime të informuara sugjerojnë se opsionet mund të përfshijnë më shumë bashkëpunim, në drejtim të ndarjes së informacionit, një zonë të përbashkët të mbrojtjes ajrore dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Një pjesë e kësaj tashmë po ndodh, por synimi do të ishte që të bëhet më e dukshme dhe më e institucionalizuar.

Blinken tha se shtetet arabe ishin të gatshme “të bënin lëshimë për Izraelin që nuk ishin të përgatitur t’i bënin kurrë në të kaluarën”; Edhe Amerika do të pranonte të bënte të njëjtën gjë.

Për më tepër, shtetet arabe duken të gatshme për të ndihmuar reformën e Autoritetit Palestinez.

Disa burime arabe sugjerojnë se Jordania mund të ndihmojë në trajnimin e forcave palestineze të sigurisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të ndihmojnë në përmirësimin e administratës së Palestinezëve.

Shtetet arabe e kanë bërë të qartë se nuk do të dërgojnë paqeruajtës në Gaza  edhe kur izraelitët largohen; as nuk do të paguajnë për ta rindërtuar Gazën nëse nuk ka një angazhim izraelit për shtetësinë palestineze.

Megjithatë, ata duket se e kuptojnë se duhet të marrin më shumë përgjegjësi për zgjidhjen e çështjes së Palestinës, ose rrezikojnë që Irani dhe radikalët e tjerë ta shfrytëzojnë atë në avantazhin e tyre.

Në privatësi, Netanyahu thuhet se është më fleksibël sesa e shprehet publikisht. A mund të ndjejet i detyruart’u thotë po sauditëve? Dhe nëse ai refuzon, a do të ishin më të gatshëm ata që e zëvendësojnë për këtë ?Tani për tani, as Blinken dhe askush tjetër nuk janë të sigurt. /vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret Opinion
Tagged:
vizionplus

Nga e njëjta kategori

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë në alpet e Zvicrës

më shumë...

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë

më shumë...

Armëpushimi në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Moska do të hartojë një listë kushtesh!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:36

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë...

6:29

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9...

6:14

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund...

6:02

Proda takohet me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP...

5:55

Shenjat e para që tregojnë se keni...

5:39

Armëpushimi në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Moska...

5:34

Iu gjet kokainë dhe armë në lokal,...

5:13

Ja ushqimet që luftojnë kolesterolin

5:10

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin,...

4:40

Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj...

4:38

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, 82...

4:35

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:18

Ambasadorët e BE-së miratojnë fondin prej 150...

4:00

Vritet në Spanjë këshilltari i ish-presidentit ukrainas...

3:53

Banorët e Gazës presin ndihma, OKB thotë...

3:34

Zbulim i rëndësishëm në Ballsh, gjenden monedha...

3:20

Pritet miratimi i rezultatit nga KQZ, komisionet...

3:14

Shehi dorëhiqet si kreu i LZHK, Alibeaj...

3:09

“Ura” shemb bandat e drogës, 52 urdhër-arreste...

2:58

FOTO/ Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • Operacioni Shqipëri-Itali, ky është administratori i kompani...
  • Kume: Rama u tregua i zgjuar, shtyrëzoi sistemin zgjedhor, m...
  • FOTO/ Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon për herë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services