Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndërsa ka komentuar aksionin e Delta Force për arrestimin e presidentit të venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, ka lëshuar edhe një paraljmërim për presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro.
Gjatë konferencës për mediat Trump tha se Gustavo petro duhet të tregohet i kujdesshëm, duke theksuar se SHBA është e vendosur të luftojë çdo kartel droge.
Më tej Trump duke folur për situatën në Venezuelë theksoi se SHBA nuk ka frikë të vendosë ushtarë në terren nëse është e nevojshme.
“Nuk kemi frikë nga ushtarët në tokë nëse është e nevojshme. Mbrëmë kishim çizme në tokë në një nivel shumë të lartë, në fakt. Nuk kemi frikë prej saj”, tha Trump.
Sa i përket pyetjes se kush do ta drejtojë Venezuelën, presidenti tha se “njerëzit që qëndrojnë menjëherë pas meje, ne do ta drejtojmë atë”.





