Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se parashikohen disa qindra të prekur me COVID 19 në Shqipëri.

 

Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministrja theksoi se duhet të zbatohen të gjitha rregullat, pasi në rast të kundërt, vendoset në rrezik sistemi shëndetësor. Ajo shtoi se sa më shumë të respektohen dhe zbatohen masat që qeveria ndërmerr, aq më me pak kosto do të ketë kjo situatë.

 

“Parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri, dhe ne duhet të sigurohemi që ata të marrin kujdesin e  duhur. Por nëse nuk i zbatojmë rregullat, vendos në rrezik sistemin shëndetësorë sepse nuk arrin dot të përballojë fluksin që do të shkojë në spitale. Sistemi nuk duhet të jetë i përgatitur vetëm për rastet e koronavirus, por edhe rastet e tjera, sa më shumë të zbatojmë masat që qeveria merr, aq më me pak kosto do ta kalojmë këtë. Një thirrje edhe për mjeket dhe infermierët, kujdesuni dhe mos abuzoni me mjetet mbrojtëse. Një personel që do të na duhet shumë, por secili nga ne duhet ta ruaj dhe të kontribuojë në ruajtjen e vetes dhe personelit mjekësor.”

 

Manastirliu u zotua se do të do bëhet ç’është e mundur për të ruajtur të pacenuar shëndetin e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *