Napoli dhe Barcelona prodhuan vetëm një barazim 1 me 1 në duelin e parë të 1/8 të Champions League, rezultat që mban tërësisht të hapur çështjen e kualifikimit.

Katalanasit dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes ne “Diego Armando Maradona” sidomos në mbajtjen e topit, mirëpo nuk arritën dot të shfrytëzojnë këtë lloj epërsie dhe rastet e krijuara veçanërisht në pjesën e parë me anë të Jamal, Levandovski dhe Gyndogan.

Megjithatë për të zgjidhur ndeshjen mendoi polaku Levandovski, i cili kaloi spanjollët në avantazh në minutën e 60.

Vendasve iu desh rikthimi me gol i Osimhen për të barazuar shifrat në minutën e 75. Në fund një rast i mirë i Barcelonës me anë të Gundogan shkaktoi panik tek tifozët e Napolit, mirëpo gjuajtja e mesfushorit mik përfundoi jashtë.

Në duelin tjetër luajtur në Portugali, ishte Porto që fitoi 1 me 0 në frymën e fundit kundër Arsenalit. Vendasit dominuan ndeshjen duke mos i dhënë asnjë shans anglezëve. Mirëpo për të fituar ndeshjen iu desh të prisnin shtesën e takimit ku shënuan përmes Galenos./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *