Në një kohë kur bota po përjeton përshirjen në një krizë ekonomike për shkak të pandemisë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë me dije se ajo dhe kabineti i saj qeveritar do të ulin me 20 % pagat për 6 muajt e ardhshëm.

Këtë vendim, Ardeb e ka dhënë gjatë një konference për shtyp mbajtur këtë të mërkurë.

“Konfirmoj që unë dhe ministrat e qeverisë dhe shefat e drejtuesve të shërbimeve publike do të marrim një ulje të pagave prej 20% për 6 muajt e ardhshëm.”

Në total, deri më tani në Zelandën e Re janë shënuar 9 viktima dhe 1,386 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *