Ish-ministri Edmond Panariti ngriti si shqetësim këtë të hënë mbështetjen e qeverisë për fermerët.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Panariti deklaroi se përsa kohë fermerët nuk paguhen, atëherë prodhimet do të flaken.

“Paguani prodhuesit, paguani fermerin! Ulini taksat dhe tatimet për prodhimin tonë bujqësor përpara se të jetë vonë! Mbetemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, që nuk përfshin bujqësinë në paketën anti COVID. Duke rrezikuar shumë, sigurimin e ushqimit të përditshëm, përballë një kolapsi dhe paralize të mundshme të tregtisë ndërkombëtare këtë vjeshtë e dimër.
Patatja e Korçës, po flaket sepse nuk financohet! Prandaj ajo nuk është konkuruese me importin dhe shkon dëm. Kosova i paguan fermerët e saj në kushte normale me 300 euro për hektar patate. Pa llogaritur paratë shtesë për paketën e koronavirusit. Ndërsa ne i japim fermerit tonë zero. Me ato para fermeri i Kosovës, mbulon koston e punimit të tokës dhe plehërimit të saj del në treg shet patatet dhe krijon të ardhura.”

Sipas Panaritit, qeveria shqiptare e ka lënë bujqësinë dhe fermën në mëshirë të fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *