Nje dite pasi gazetaret qe zbuluan skandalin e “Panama papers” lajmëruan publikimin e dosjes mbi Ballkanin, te dhënat e para vijnë nga Serbia. Sipas rrjetit hulumtues, KRIK aty kane qene emra qe besohet te kenë pasur lidhje me ish-presidentin serb Milloshevic, e qe kane fshehur ne vitet ’90, një miliard marka gjermane ne Qipro. Te tjerë persona janë nen hetim per vepra qe lidhen me te berit biznes ne parajsat fiskale. Po kështu është zbuluar se studioja ligjore panameze ne qendër te skandalit ka pasur klientë, ndaj te cilëve janë vendosur sanksione ndërkombëtare. Mossack Fonseca ka punuar me 33 individë ose kompani nen sanksione nga thesari amerikan, përfshire kompani me baze ne Iran, Zimbabve dhe Korenë e Veriut. Këto te dhëna hedhin poshtë deklaratat e themeluesit te saj  se nuk ishin shkelur ligjet ndërkombëtare. Por Marina Walker Guevara, zëvendësdrejtore e Konsorciumit te gazetareve investigative eshte skeptike se do te ndryshojnë shume gjera pas zbulimit te këtij skandali.

“Kompanitë offshore kane karakteristika qe rishpikin veten shume shpejt dhe sapo zbulohet nje mashtrim, kane llogaritare dhe avokate qe paguhen mire dhe gjejnë trukun e radhës. Por herët ose vone me gazetaret kembengules qe bashkëpunojnë do te jete me e vështire qe sekretet te mbeten te tilla”.

Ne “Panama Papers” janë përfshire edhe bashkëpunëtore te ngushte te kryetares se Frontit Nacional ne France, Marine le Pen. Nxjerrja e informacionit masiv është nje nder me te mëdhatë ne historinë e gazetarisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *