Në Spitalin Sinai-Grace në Detroit trupat e pajetë të pacientëve ruhen në dhomat spitalore të lira.

Ata vendosen njëri mbi tjetrin derisa të futen brenda mbajtëseve frigoriferike. Këto foto janë publikuar nga “CNN”, sipas të cilit kjo skenë ndodh që prej muajit prill.

Kjo sepse stafi i morgut nuk punon gjatë natës dhe sepse morgu është plot. Trupat e pajetë janë të futur në çanta të bardha.

“Kjo ndodhi për shkak se ne nuk kishim marrë akoma ngrirësit tanë, kështu që ato dhoma kishin shtretër dhe njerëzit e morgut nuk punojnë natën”, tha një punonjës i spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *