E diel, 20 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr në familje, babai plagos me thikë të birin

Një sherr banal mes babë e bir në Lushnjë ka përfunduar me përgjakje.

Policia e Lushnjës bën me dije se pas një konflikti në familje, shtetasi B.P 69 vjeç ka plagosur me thikë djalin e tij N.P 35 vjeç.

39-vjeçari ka marrë dëmtime e për rrjedhojë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Nuk dihen ende rrethanat e zënkës mes babë e bir. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Reklamë

Njoftimi Policisë

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë