Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me çështjen e Brukselit. Pas mesazhit të përfaqësuesit të BE të publikuar nga kryeministri Rama në Twitter, në lidhje me çështjen e përplasjes në Bruksel mes delegacionit shqiptar, Paloka e akuzoi kryeministrin se po vazhdon me propagandën bajate se opozita po turpëron Shqipërinë.

 

Në një psotim në “Facebook”, Paloka deklaroi se është turp për Shqipërinë që Tahiri, Xhafa dhe Balla vijojnë të diskutohen në kancelaritë e BE. Paloka tha gjithashtu se është turp për kryeministrin që nuk dëshiron që të gjejë një deputet që nuk është shërbëtor i krimit për të përfaqësuar socialistët në Bruksel.

 

“Rama vazhdon me propaganden bajate se “opozita po nxin dhe turperon Shqiperine”. Eshte vertete turp per Shqiperine.Turp qe Tahiri, Xhafa e se fundmi Balla, diskutohen ne kancelarit e BE si shembuj te qarte se si qeverisja e Edi Rames eshte vene ne sherbim te krimit dhe jo te interesave te shqiptareve per te ecur perpara me reformat drejt Evropes. Turp qe Rama nuk gjen dot nje minister rendi te pa lidhur me krimin. Turp qe nuk deshiron te gjeje nje deputet i cili nuk eshte sherbetor i krimit, per te perfaqesuar PS ne BE. Edvin Rama dhe qeverisja e tij jane faqja me e zeze e Shqiperise post komuniste dhe opozita ka detyrimin ti shpetoje shqiptaret nga kjo e keqe”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *