Pak para nisjes së protestës që ka thirrur sot, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një postim në Facebook.

 

Sipas Berishës, protestës i janë bashkuar me mijëra qytetarë dhe se sot do të protestojnë në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare.

 

“Shqipëria e tëra në protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve të pamposhtur “, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *